Përdorte lokalin për lojëra fati, e pëson pronari në Fier

schedule15:18 - 2 Nëntor, 2021

schedule 15:18 - 2 Nëntor, 2021

Një 33 vjeçar në fshatin Petovë, Fier është arrestuar pasi e përdorte lokalin e tij për të ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.

Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi R. D., në lokalin “Bar-Kafe” në administrim të tij, është kostatuar duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit të pa lejuara, baste sportive nëpërmjet një aparati celular i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 33 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, thotë policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!