Nga Ema Shazivari
Mjekët e spitalit ushtarak i shpëtuan jetën. Për ABC thonë se 6-vjecarja erdhi në gjendje kritike. Pas ekzaminimeve ajo iu nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale në mëlçi.
Ekoja tregoi se ky organ ishte i dëmtuar nga dhuna, në të dy krahët. Pas operacionit të suksesshëm e mitura ka qëndruar në reanimacion për 3 ditë. Mjekët thonë se ka dëmtime në mushkëri, në stomak dhe tëmth.
Ata dyshojnë se 6-vjeçarja mund të jetë abuzuar seksualisht. Për këtë kanë kërkuar ekzaminimet mjekoligjore për të përcaktuar shkaqet e këtyre dëmtimeve. ABC ishte këtë të martë në dhomën ku ndodhet e vajza. Në kokë i rrinte tezja. Qëndruam aty për rreth 20 minuta.
Gjatë gjithë kohës 6-vjecarja luante me celular, nuk shfaqi asnjëherë dhimbje, kjo për faktin se ishte nën ndikimin e qetësuesve. Shikimin e shkëpuste nga celulari, vetëm kur kërkonte ujë me zë shumë të ulët
Tezja na tregoi se vajza i kishte rrëfyer disi dhunën. Më mizorja ishte përplasja pas murit, apo goditja me thupër. Kjo i shkaktoi dëmtimin e organeve të brendshme. Por falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve, sot vajza jeton, por traumat që do të pasojnë, nuk do të jenë të lehta për të. /abcnews.al/