Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A është e nevojshme doza e tretë? Mjekët: Rrit efikasitetin e vaksinës, po ende s’ka studime

schedule13:36 - 2 Nëntor, 2021

schedule 13:36 - 2 Nëntor, 2021

Mjekët rekomandojnë bërjen e dozës së tretë të vaksinës për moshat e thyera dhe individët me sëmundje shoqëruese, pasi zgjat më shumë periudhën e mbrojtjes. Në një lidhje direkte për “Abc live” nga SHBA, mjeku Arban Domi thekson megjithatë se edhe pas marrjes së kësaj doze pas gjashtë muajsh antitrupat do të bien, siç ndodh me dy të parat.

“Doza e tretë për mendimin tim siç e thatë edhe ju duhet të ndahet në dy kategori. Në disa raste është i nevojshëm për grupet më vurnerabël, veçanërisht moshat e thyera dhe të gjithë individët që mund të kenë sëmundje shoqëruese. Megjithatë, dua të dalloj dy elementë të rëndësishëm së pari, ata me sëmundje shoqëruese doza e tretë është e rekomandueshme, por për fat të keq rezultatet jo të gjithë do të jenë në nivelin e pritur sepse edhe dy dozat e para është vërtetuar që individët me probleme në sistemin imunitar nuk japim një përgjigje ndaj vaksinës. Megjithatë, rekomandohet që të bëhet. Për sa i përket individëve të shëndetshëm doza e tretë nuk është e nevojshme. Arsyeja e parë siç e dimë, nuk është më hipotezë por është vërtetuar që duke filluar nga muaji i katër dhe pas muajit të gjashtë antitrupat bien. Doza e tretë do të rrisë numrin e antikorpeve. Bërja e dozës së tretë do të rrisë efikasitetin e vaksinës ndaj infektimit. Por doza e tretë nuk do të ketë ndikim direkt për shtrimet në spital dhe vdekjet, pasi dy dozat e para janë më se të mjaftueshme Pas 6 muajsh si me dy doza si me tre niveli i mbrojtjes është i njëjtë. Nuk do të japë efekte në këputjen e zinxhirit,” shprehet mjeku.

Në të njëjtën linjë me të shprehet edhe mjeku Kita Sallabanda në Spanjë. Sipas tij doza e tretë do të forcojë më efikasitetin e vaksinës, por ende nuk ka asnjë studim që të tregojë që do të rrisë imunitetin dhe sesa do të zgjasë.

“Doza e tretë bëhet për dy qëllime, për shtesë dhe një dozë e tretë që të forcojë efektin e vaksinave. Në studime të ndryshme, p.sh në Izrael është parë që të sëmurët që kanë marrë në Pfizer pas 6 muajsh nuk kanë pasur antikorpe. Deri më sot nuk kemi gjetur imunitetin qelizor. Në Spanjë po bëjmë një studim për të gjetur imunitetin qelizor. Doza e tretë po bëhet masivisht në Rusi, Kinë, SHBA, Gjermani dhe është aprovuar edhe në Spanjë.

Çfarë problemi ka? Duke qenë dakord, kemi një problem etik sepse nuk kemi asnjë të dhënë dhe studim që të na vërtetojë se doza e tretë të na rrisë mbrojtjen, por e bëjmë në mënyrë empirike për moshat e prekshme, të cilët unë e rekomandoj ta bëjnë. Unë do të rekomandoja ta bëhej dozën e tretë ato grupmosha,” tha ai.

Gjithashtu edhe mjeku Adrian Fandi, në Britani rekomandon aplikimin e dozës së tretë për kategori të caktuara, megjithatë thekson se imuniteti natyror është më i rëndësishëm. Sipas mjekut të vaksinuarit e kalojnë me shenja të lehta sëmundjen.

“Duke ulur imunitetin pas dozës së dytë këta njerëz preken nga Covid. Njerëz që janë sëmurur dikur nga Covid dhe që janë të vaksinuar nuk kemi asnjë pacient nga këta. Këta tregojnë që imuniteti natyror zgjat më shumë,” tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!