20-vjeçari pas sulmit kibernetik ndaj politikanëve

schedule22:58 - 8 Janar, 2019

schedule 22:58 - 8 Janar, 2019

Autoritetet gjermane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar, si personin përgjegjës për sulmet kibernetike që vunë në shënjestër mbi 1 mijë politikanë, gazetarë dhe yje të spektaklit. Duke folur përpara hetuesve, i riu ka deklaruar se e kishte kryer sulmin pasi i kishte ardhur në majë të hundës me deklaratat e politikanëve.

Një 20-vjeçar i arrestuar nga policia gjermane ka pranuar përpara hetuesve përgjegjësinë për sulmet kibernetike që vunë në shënjestër të dhënat personale të qindra politikanëve. I identifikuar në ëeb me pseudonimin “Zoti”, 20-vjeçari publikoi të dhënat përveç se të politikanëve edhe të gazetarëve dhe yjeve të shoëbiz-it gjerman.

I dyshuari ka deklaruar përpara hetuesve se kishte vepruar i vetëm, pasi i kishte ardhur në majë të hundës me deklaratat e politikanëve. Rreth 1 mijë personazhe u prekën nga sulmet e tij, përfshirë këtu kancelaren gjermane Angela Merkel. 20-vjeçari publikoi adresat e politikanëve, numrat e telefonit të tyre dhe të dhëna të tjera.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, në një konferencë shtypi deklaroi se në 6 muajt e ardhshëm do të prezantojë masa të reja mbrojtëse, të cilat do të hyjnë në legjislacionin gjerman. Nga të gjithë politikanët e sulmuar, përjashtim bënin ata të së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë.

Megjithatë, hetuesit deklarojnë se u duhet ende të verifikojnë prirjet politike të të riut. Sipas tyre, studenti i kishte asimiluar aftësitë kibernetike në mënyrë individuale, duke përdorur informacione dhe mjete që gjenden online dhe nuk kishte një përgatitje të mirëfilltë në shkenca kompjuterike. Të dhënat personale të politikanëve dhe figurave të tjera janë mbledhur në një periudhë relativisht të gjatë në vitit 2018, përmes një operacioni të sofistikuar.

“Ai eksploroi pikat e dobëta të sistemeve tona dhe ia arriti qëllimit”, kanë shpjeguar hetuesit, që kanë shtuar se tashmë defektet janë riparuar tërësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!