33-vjeçari që humbi kontrollin e mjetit në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra. Bëhet e ditur se aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:15, në afërsi të Urës së Leklit.
Ndërsa drejtonte automjetin tip “BMW”, shoferi me iniciale L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj. 33-vjeçari, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë nuk mundi të mbijetonte.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al/

