Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.
Bëhet e ditur se rreth orës 14:35, në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, një autobus që drejtohej nga një 55-vjeçar është përplasur me një furgon që drejtohej nga 60-vjeçari Qani Beqo.
Për pasojë, ka humbur jetën Beqo dhe kanë mbetur të lënduar katër pasagjerë që ndodheshin na autobus. Të lënduarit, Donika Mato, 59 vjeç, Klea Lame, 23 vjeç, Valbona Bardho 49 vjeç dhe Erda Latollari, 32 vjeç të gjithë nga Pogradeci, janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /abcnews.al/



