Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në ferrin e Spaçit, rrëfimi i një të mbijetuari

schedule11:39 - 8 Janar, 2019

schedule 11:39 - 8 Janar, 2019

“Kazerma 303” ishte një nga vendet më të këqija të paraburgimit dhe punës së detyruar nga viti 1968 deri në rënien e diktaturës komuniste në vitin 1991. Kështu  nis artikulli i medias franceze “La-croix.com”, e cila ka marrë një dëshmi rrëqethëse nga një ish- i burgosur në Spaç.

Kishim dy orë që udhëtonim nga Tirana, kur Zenel Drangu na kërkoi që ta ndalonim makinën pranë një ure. Na duhej të bënim edhe 7 km rrugë e cila ishte me kthesa të forta dhe e prishur, për të arritur në burgun e Spaçit në thellësitë të rajonit të Mirditës.

“Burgu duke nga këtu. Ne këtë rrugë, e quajtëm “Rruga e Lotëve”. Por pllaka që ne vendosëm në fund të gushtit 2018 nuk u pëlqeu autoriteteve lokale komuniste dhe e hoqën nga atje… “. Kështu u shpreh ish i paraburgosuri, një 69 vjeçar ndërsa bën një rrëfim prekës.



Familje “të njollosura”

“Burrat, gratë, të rinjtë dhe të vjetërit që u burgosën këtu dhe të gjitha familjet e tyre ishin “të njollosur”, sipas frazeologjisë komuniste. Të afërmit e tyre të burgosur ishin “njollë” që turpëruan komunizmin dhe stigmatizonin familjarët e tyre, të cilët mund të pushoheshin nga puna ose të dëboheshin nëpër fshatëra. Pra, nuk ishte e gabuar t’i sulmosh. Vëllezërit dhe motrat e mia, kushërinjtë e mi, ishin “të njollosur”. Ata u ndaluan të ndiqnin arsimin e lartë dhe u privuan nga e ardhmja për shkakun tim “, tha Zenel Drangu.

Megjithatë, shumë vendas mendonin se “Kazerma 303” ishte një vend ushtarak, jo një vend i tmerrshëm i paraburgimit dhe i punës së detyruar. Partia Komuniste e Shqipërisë, ajo e diktatorit paranojak Enver Hoxha, internoi midis vitit 1968 dhe 1991 njërëz të zakonshëm, si dhe shumë intelektualë, artistë, fetar, disidentë, punëtorë kundërshtarë ose fshatarë. Ata i dënoi për sabotim, përpjekje për arratisje ose agjitacion dhe propagandë.

Një burg jo “i natyrshëm”

Burgi ishte i vendosur në mes të maleve, dhe nuk kishte nevojë për mur rrethues.  Zenel Drangu u shpreh se Mehmet Shehu, kryeministri i etur për gjak dhe krahu i djathtë i diktatorit, kishin shkuar me helikopter në atë vend dhe kishte mirëpritur zgjedhjen e një vendi të tillë për të burgosurit.  Sipas Dragut Shehu  në atë kohë ishte shprehur se:”Ju kurrë nuk do të dilni të gjallë nga këtu!” “Edhe ushtarët që ruanin godinën ndjeheshin si në burg. Kjo i bëri ato agresivë,” tha më tej ish-i burgosuri.

Burgimi 

Zenel Drangu u burgos në vitin 1973. Në atë kohë ishte vetëm 24-vjeç dhe ëndërronte për një botë tjetër, duke dëgjuar Radio Vatikanin dhe Zërin e Amerikës. Me një shok, ai kishte ikur dhe kishte tentuar të kalonte kufirin me Malin e Zi. Të dy ata u kapën dhe u dërguan me shpejtësi në vendin e tyre nga regjimi jugosllav dhe u dënuan me 16 vjet burgim, pasi 13,692 shqiptarë u dënuan për arratisje (988 u vranë në kufi). Miku i tij, i cili kishte sfiduar gjykimin, ishte ekzekutuar.

Në maj të atij viti, kushtet e paraburgimit ishin mizore. Ndërsa, puna e rëndë në minierën e bakrit ishte aq e tmerrshme sa të burgosurit u revoltuan.

“Na zgjonin në orën 5 të mëngjesit dhe  thirrja binte për 1,400 të burgosur. Nëse dikush nuk dëgjote thirrjen, alarmi fillonte dhe binte përsëri. Ne kishim kohë sa për të shkuar në banjo. Ata që nuk kishin shkuar në minierë për një arsye apo për një tjetër, duhej të lexonin vazhdimisht veprën monumentale të 70 vëllimeve të Enver Hoxhës. ”

Zenel Drangu, ishte i ri, i gjatë dhe i fortë,  dhe forca fizike e ndihmoi t’i mbijetonte gjithçkaje dhe të shpëtonte nga dënimi. “Unë jam një nga të mbijetuarit e pakët”, tha ia.

Para kamionit të vetmuar të minierës që gjendet në këtë peizazh të shkretuar, ish i burgosuri kujton punën e rëndë. ” Në 24 orë duhej të mbushnim 900 kamionë. Punëtorët e lirë bënë punën teknike. Disa  ishin spiunë që denonconin të burgosurit që nuk mund të kapnin normën. Ata i merrnin dhe i dërgonin nëpër dhoma izolimi. Në këto dhoma, çimentoja ishte aq e ftohtë sa duhej të lëvizje për të mbijetuar. Batanija ishte aq e hollë sa mund të shihnim hënën.”

Kur doli nga burgu në moshën 40-vjeçare, Zenel Drangu mëson se nëna e tij kishte vdekur 6 vite më parë. Ai më pas martohet me gruan të cilën ai gjeti familja.

“Të burgosurit e liruar u detyruan të martoheshin shumë shpejt, ishte një kërkesë partiake për të shmangur çdo rebelim”, thotë ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!