Limaj e Ahmeti pas takimit me Mogherinin: Taksa nuk hiqet!

schedule11:50 - 8 Janar, 2019

schedule 11:50 - 8 Janar, 2019

Pas takimit me Federika Mogerinin, shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian në Bruksel, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti njëzëri u shprehën se Kosova prezantoi kushtet e saj dhe se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet.

Shefi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj foli për gazetarët në Bruksel pas përfundimit të takimit të palës kosovare me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, të drejtuar nga Federika Mogherini.

Limaj u shpreh se u diskutuan shumë çështje si liberalizimi i vizave, çështja e të pagjeturve, taksa… etj. Ai theksoi së marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ketë në thelb njohjen e pavarësisë së Kosovës.Sipas tij ky ishte një rast i mirë i prezantimit të vendit në dialog.

Sipas Limajt, çështja e taksës përfundimisht hiqet vetëm në rast se Serbia njeh Kosovën.

Nga ana e tij kryesuesi i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti ka treguar detaje të tjera nga bisedimet në Bruksel me Mogherinin. Ahmeti tha se delegacioni i Kosovës ka treguar qartë qëndrimet e Kosovës e që prioritet mbetet njohja reciproke e të dy shteteve.

Ndërkohë partia në opozitë Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një deklarate për shtyp këmbënguli se nuk e pranon ekipin e Limajt dhe Ahmetit. Sipas kësaj partie vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!