8 paraqitje që dëshmojnë se Zendaya meriton titullin “Ikona e modës”

schedule12:12 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:12 - 29 Tetor, 2021

Zendaya do të nderohet si një ikonë e modës nga Komiteti i modës Awards CFDA. Aktorja dhe këngëtarja ka bërë një sërë paraqitjesh ikonike në tapetin e kuq, të cilat nxirrnin në pah jo vetëm bukurinë e pamohueshme, por edhe njohuritë e saj për modën.

Pasi krijoi koleksionin Daya by Zendaya me Tommy Hilfiger, u bë ambasadorja e Valentino, Bulgari dhe Lancome, Zendaya do të shpërblehet nga komiteti në moshën 25-vjeçare, një çmim që më parë e kanë mbajtur Naomi Campbell, Beyoncé, Lady Gaga, Jennifer Lopez, Prince dhe David Bowie.

Në fakt, në vitin 2020 Zendaya u shpërblye sërish nga industria e modës me çmimin Visionary, në Green Carpet Fashion Awards, një institucion që feston qëndrueshmërinë, barazinë dhe përfshirjen në modë.

/abcnews.al