Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për prokurorët që pretendojnë të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Sipas KLP, SPAK do të ketë në përbërjen e saj 15 anëtarë, që me parë duhet të përmbushin një sërë kriteresh. Mes tyre janë kalimi me sukses i vettingut dhe përgjimi i komunikimeve telefonike të gjithë familjarëve.
Në mbledhjen e së hënës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, hapi garën për prokurorët që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaccme Anti-Korrupsion, të njohur si SPAK.
Kandidatët kanë një muaj kohë për të aplikuar në faqen zyrtarë të këshillit në internet “klp.al” ose përmes postës. Por më parë, ata duhet të përmbushin disa kriteres.
Por një tjetër kriter është dhënia e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare të tij dhe të gjitha komunukimeve telefonike. Pëlqim për mbajtjen në kontroll të llogarive bankare dhe të cdo lloj komunikimi duhet të japin edhe familjarët e prokurorit që kandidon për SPAK.
Zëvendëskryetari i KPL, Alfred Balla, nuk e kurseu një ftesë publike për prokurorët.
Me tej, diskutimet u përqëndruan në numrin e prokurorëve të SPAK. Me shumicë votash këshilli vendosi që kjo prokurori të ketë fillimisht 15 anëtarë. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli adresoi tek komisioni përkatës edhe një kërkesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj e Olsian Ccela. Prokurorët kërkonin përfundim të transferimit të tyre në rrethe nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, bazuar edhe në një vendim gjyqësor që shfuqizoi urdhrin e saj. /abcnews.al