Infermieri amerikan, William George Davis, është dënuar me vdekje për vrasjen e katër pacientëve në një spital Tyler.
Ai akuzohet se i ka injektuar ajër katër pacientëve në një spital, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“Është personi i duhur për një vrasës serial”, tha prokurori i qarkut Smith, Jacob Putman.
Davis është shpallur fajtor më 19 tetor nga një juri profesionistësh për injektimin e ajrit i cili përbëhej nga Christopher Greenaëay, 47 vjeç, Jose Kalina, 58 vjeç; Ronald Clark, 68 vjeç; dhe John Lafferty, 74 vjeç. Në gjykatë, u shpreh se mjekët ishin në mëdyshje se si pacientët u sëmurën, pasi rezultatet treguan se kishte ajër në trurin e tyre, raportojnë mediet e huaja.