VIDEO/ 150 femijë dhe 350 të rritur, drejtoresha e spitalit nxjerr shifrat pas helmimit në Krujë

schedule12:32 - 28 Tetor, 2021

schedule 12:32 - 28 Tetor, 2021

Drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta tha paraditen e sotme se kanë qenë 150 fëmijë dhe 350 të rritur që morën shërbimin në urgjencë gjatë ditëve të fundit për shkak të helmimit nga uji në qytet.

Ajo tha se personat e paraqitur në urgjencë kanë patur simptoma të tilla si dhimbje barku; diarrë; të vjella dhe në raste të rralla edhe temperaturë.

Sheta shprehet se gjatë ditës së sotme në spital janë paraqitur tre persona. Të gjithë pacientët sipas saj kanë marrë shërbimin dhe janë larguar nga spitali.

Kruja u përball e një helmim masiv gjatë ditëve të fundit dhe sipas analizave paraprake dyshohet se shkak është bërë kontaminimi i ujit të pijshëm me ujërat e zeza të një stani bagëtish që ndodhet shumë pranë depozitës së ujit, e cila furnizon qytetin. /abcnews.al