Djali i Trump printon bluza: Nuk vrasin armët, por Alec Baldwin vret njerëz

schedule08:40 - 28 Tetor, 2021

schedule 08:40 - 28 Tetor, 2021

Javën e kaluar, Alec Baldwin qëlloi me armë duke lënë të vdekur kineasten Halina Hutchins në xhirimet e filmit Rust, pas asaj që dukej të ishte një gabim i produksionit që nuk tregoi nëse kishte ndonjë plumb të vërtetë në armët e përdorura nga aktorët.

Por Donald Trump Jr, për shkak të konflikteve të Alec Baldwin me të atin, printoi bluza ku shkruhej “Nuk vrasin armët, por Alec Baldwin vret njerëz”.

Një bluzë kushton 27,99 dollarë. Bluzat shiten në dyqanin online të Donald Trump Jr., i cili nuk hezitoi t’i kërkojë Alec Baldwin të marrë përgjegjësinë për vrasjen e 42-vjeçares Hutchins. Pak ditë më parë ai postoi një tjetër postim në Instagram ku akuzonte Alec Baldwin për vrasjen e Hutchins.

Sipas Independent, djali i ish-liderit, ka postuar në rrjetet sociale një foto të Alec Baldwin, në të cilën aktori ka veshur një nga këto bluza./abcnews.al