Budapesti u përfshi sërish nga protesta antiqeveritare. Mijëra vetë marshuan kundër politikave të qeverisë së Viktor Orban, por sidomos kundër reformës së kontestuar të punës.
Sindikalistët thonë se kjo protestë është e nevojshme, ndërsa pjesëmarrja e madhe e njerëzve në të flet për rëndësinë e kundërshtimit të ligjeve të reja të punës.
Shumë nga demonstruesit kanë flakur flamujt e Bashkimit Europian. Nga sheshi i heronjve ata marshuan drejt parlamentit. Organizatorët e protestës kërkuan një manifestim paqësor.
Bashkimi i Sindikatave i ka dhënë 5 ditë afat qeverisë së kryeministrit Orban për të ndryshuar legjislacionin skllavërues të punës. Në të kundërt sindikalistët paralajmërojnë grevë të Përgjithshme kombëtare. Edhe opozita vendase ka paralajmëruar se do t’i bashkohet kësaj greve. /abcnews.al