Që pas transferimit të tij nga Bayern Munich tek spanjollët me parametra zero këtë merkato verore, David Alaba ka bërë shumë mirë në ekipin e tij të ri.
Në fillim mbrojtësi austriak aktivizohej si qëndër mbrojtës tek ekipi i Ancelottit, por më pas u kthye në rolin e tij natyral si mbrojtës i majtë .
Alaba është adouptuar shumë shpejtë dhe shumë mirë në repartin defensiv të “Los Blancos”.
Ish-lojtari i ekipit gjerman është përshtatur shumë mirë edhe me partnerin e tij Eder Militao.
Alaba bëri një paraqitje prej kampioni në “El Clasico” ndaj Barcelonës ku shënoi dhe gol.
29-vjeçari duket se e ka mbuluar mjaft mirë largimin e Sergio Ramos, duke bërë që ekipi dhe tifozeria mos ta ndjejë shumë mungesën e spanjollit./abcnews.al