Një studim i ri ka treguar se të paktën një gjë përmirësohet me moshën: vetëvlerësimi. Sipas hulumtimit të botuar në revistën Psychological Bulletin, vetëvlerësimi arrin kulmin në moshën 60-70 vjeçare. Studiuesit u bazuan në 191 artikuj kërkimor për vetëvlerësimin, të cilët përfshinin të dhëna nga 165 mijë njerëz.
Vetëvlerësimi fillimisht fillon të rritet midis moshës 4 dhe 11 vjeç, pasi fëmijët zhvillohen në aspektin social dhe kognitiv dhe fitojnë njëfarë ndjenje pavarësie. Më pas, nivelet duket se rriten por bien gjatë viteve të adoleshencës deri në 15 vjeç, sipas Times.
Sipas autorit të studimit, Ulrich Orth, vetëvlerësimi rritet ndjeshëm deri në moshën 30 vjeç, pastaj më gradualisht gjatë moshës së mesme ndërsa arrin kulmin rreth moshës 60-vjeç dhe mbetet i qëndrueshëm deri në të 70-at. /abcnews.al