Paul Pogba është një nga lojtarët që ëndërrojnë të mbërrijnë në Real Madrid vitin e ardhshëm. Francezi nga Manchester United përfundon kontratën e tij në qershor 2022 dhe për momentin nuk ka rinovuar.
Një situatë që ka vënë në gatishmëri Real Madridin, i cili përveç kësaj, nuk humb detaje të situatës së Pogbas te United ku nuk duket se ka marrëdhënie të mira me Solksjaer.
Madje, në The Sun sqarojnë se nëse trajneri norvegjez vazhdon, Pogba nuk do të rinovojë dhe do të largohet nga United. Mino Raiola, agjenti i lojtarit , foli në The Times për të ardhmen e Pogba dhe për rinovimin e tij. “Do të më duhej të pyesja Manchester United për këtë. Tani për tani gjithçka është e qetë. Nuk ka asgjë të re”, tha Raiola.
Real Madrid është shumë i vëmendshëm për çdo gjë që ndodh me 28 vjeçarin, edhe pse jo i vetmi, sepse Juventus dhe PSG janë të interesuara po ashtu për Pogba. Fakti që ai do të jetë i lirë është diçka që e bën shumë tërheqës operacionin e lojtarit francez. r.t/abcnews.al