Kukësi “pushtohet” nga mjegulla, kujdes kur të udhëtoni në “Rrugën e Kombit”

schedule09:18 - 27 Tetor, 2021

schedule 09:18 - 27 Tetor, 2021

Ultësira e Kukësit prej disa ditësh është e mbuluar nga mjegulla e dendur e cila nis në orët e para të ditës dhe zgjat deri në mesditë.

Prania e saj veç tjerash kufizon së tepërmi pamjen duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Aksi Morin-Tuneli i Kalimashit i Rrugës së Kombit mbizotërohet nga mjegulla ndërsa policia rrugore po këshillin drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar në qarkullim në kushtet e pamjes së kufizuar./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!