“Rruga e rifillimit duhet ndjekur me vendosmëri dhe shpresë si në periudhën e pasluftës, me ndihmën e forcave dhe njerëzve”.
Kështu ka deklaruar Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella. “Kërkimet dhe vaksinat na kanë kthyer hapësirat e lirisë dhe mundësinë për të rikthyer jetën në duart tona”, tha ai.
Presidenti shtoi më tej se teoritë anti-shkencë të disave nuk mund të mbizotërojnë. “Teoritë jo shkencore duan të mbizotërojnë me dhunë ndonjëherë. Kjo është e pakuptimë,” tha ai. /abcnews.al

