Shërbime të policisë rreth e qark botës kanë arrestuar 150 persona të dyshuar në shitjen apo blerjen e mallrave të paligjshme në atë që quhet “dark web”. Me finalizimin e operacionit DarkHunTOR po ashtu Europol bëri të ditur se janë konfiskuar miliona euro cash dhe Bitcoin si dhe drogë e armë.
Një operacion i ndërmarrë më herët nga një operacion policor i udhëhequr nga policia gjermane goditi një nga “tregjet” më të mëdha në botë të “dark web-it që sipas raportimeve përdorej për të shitur drogë, të dhëna rreth kartave të krediti të vjedhura etj.
Operacioni Dark HunTOR, u kompozua si një seri aksionesh të ndara por plotësuese në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Britani e Madhe dhe SHBA.
Vetëm në SHBA policia vuri në pranga të paktën 65 persona, 47 të tjerë u ndaluan në Gjermani, 24 në Britaninë e Madhe dhe nga katër në Itali dhe në Holandë.
Një grup prej të arrestuarve konsideroheshin si “shënjestra me vlerë të lartë” nga Europoli. /abcnews.al/