Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë thanë se janë në kontatk të vazhdueshëm me mjekët që po kujdesen për rreth 60 nxënësit që u asfiksuan në Shupenzë të Bulqizës, një prej të cilëve i transportuar në Tiranë së bashku me një mësuese. Ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat. Po ashtu, edhe në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës./abcnews.al
Reagon Ministria e Arsimit: “Po ndjekim situatën, kontroll në të gjithë shkollat”
schedule17:14 - 17 Nëntor, 2017
schedule 17:14 - 17 Nëntor, 2017