Boksierët Kosovarë mbetën jashtë Kampionatit Botëror të Boksit i cili po zhvillohet në Beograd. Përfaqësuesit e boksit provuan tri herë për të kaluar në kufirin serb por Qeveria Serbe nuk pranonte diçka të tillë.
Ndërkohë për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Jorn Rohde, shprehet se kjo është një veprim shumë i turpshëm nga ana e palës serbe për të penguar boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit.
“Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë. Politizimi i sporteve nuk është kurrë një ide e mirë.
Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në kampionatin botëror shkon në drejtim të kundërt. Ky është një shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur’, shkroi Rohde në Twitter.
Politicising sports is never a good idea. Preventing Kosovo’s boxers from participating in the @AIBA_Boxing championships goes in the opposite direction. This is sadly an example of closed not open Balkans (2/2)
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 26, 2021
/f.a/abcnews.al