Ditën e sotme do të zhvillohen 3 ndeshje interesante të “Carabao Cup”.
Luhen çerekfinale, me përballje të forta dhe plot emocione, ku spikat dueli mes Arsenalit dhe Leeds United që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”.
Një tjetër sfidë e veçantë është ajo mes Chelsea dhe Southhampton, në këtë të fundit që aktivizohet edhe sulmuesi shqiptarë, që me shumë mundësi nuk do luajë ndaj skuadrës që zotëron kartonin e lojtarit.
Ndërkohe ndeshja e tretë është ajo mes QPR-së dhe Sunderlandit.
Të gjitha takimet do të zhvillohen në të njëjtën orar duke filluar në orën 20:45. /f.a/abcnews.al