Kurti: Serbia ta tregojë forcën në ringun e boksit, jo në kufi

schedule22:07 - 25 Tetor, 2021

schedule 22:07 - 25 Tetor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë ka reaguar në lidhje me ndalesën që e ka bërë Serbia sportistëve të Kosovës në kufirin mes dy shteteve.

Një ekip i boksierëve që përfaqësojnë Kosovën ishte nisur për në Beograd ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, por është përballur me një situatë aspak normale në kufi.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ring e jo në kufi, teksa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtarë që të reagojë për atë që ka ndodhur.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar për të dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, ka shkruar në Twitter kryeministri Kurti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!