Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur në Kinën Lindore, si pasojë e një shpërthimi laboratorik të ndodhur në një universitet.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në Universitetin e Aeronautikës dhe Astronautikës në Nanjing. Nanjing është një qendër kryesore e arsimit të lartë që tërheq një numër të madh studentësh të huaj.
Ndërkaq zyrtarët po hetojnë shkakun e shpërthimit në Shkollën e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Materialeve. Ndërkohë faqja e internetit e shkollës thotë se më shumë se 1,000 studentë të huaj kanë ndjekur kurse në shkollë në inxhinieri, biznes dhe gjuhën kineze./abcnews.al