KORONAVIRUSI/ Italia i vë “traun” Shqipërisë, vendi hiqet nga lista “D”: Kush lejohet të udhëtojë nga nesër

schedule12:46 - 25 Tetor, 2021

schedule 12:46 - 25 Tetor, 2021

Italia e ka hequr Shqipërinë nga vendet e listës “D” duke bërë që nga nesër të mos lejohet askush që nuk ka një arsye specifike të futet në shtetin italian nga Shqipëria. Vendimi është marrë sëfundmi dhe është hapi i radhës pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë për të lejuar shqiptarët që të udhëtojnë për në Itali nga gushti deri në ditën e sotme vetëm duke treguar certifikatën e vaksinimit ose një test PCR.

Me vendimin e sotëm, asnjë shqiptar nuk do të mund të futet në Itali nga Shqipëria pa pasur një arsye specifike, konretisht arsye pune, çështje shëndetësore, urgjencë apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lidhur me këtë njoftim ABC u interesua pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit e cila konfirmon se nga nesër do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të kufizimit të cilat i ndalojnë qytetarët shqiptarë të udhëtojnë drejt shtetit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!