Mbrojtësi danez Simon Kjaer është shumë pranë përfundimit të rinovimit me Milanin.
Sipas gazetarit Nicolò Schira , klubi rossonero shpreson të njoftojë në javët e ardhshme zgjatjen e kontratës së mbrojtësit qendror , të nominuar për Topin e Artë, deri në vitin 2023, me opsionin e një viti më shumë.
Kjaer është kthyer në një nga shtyllat e qendrës së mbrojtjes së “kuqezinjve” bashkë me Tomorin. /abcnews.al