400 banorët e fshatit Pandalejmon të Konispolit prej rrugës totalisht të shkatërruar nuk hyjnë, as nuk dalin dot nga fshati. Kalojnë vetëm me zetorë dhe me mjete të larta.
“Nuk hyjnë dot më në fshat makinat e vogla. U bë 30 vjet kështu. Unë kaloj me zetor po vijnë djemtë nga Greqia”.
Lamë makinën në rrugë dhe u detyruam të përshkojmë me këmbë këtë rrugë rreth 2 km. Kur bie shi situata është dhe më e vështirë.
“Vetëm çakull i hedhin rrugës tallen me popullin”.
“Lashë makinën poshtë dhe erdha më këmbë. Vajti zotëria në Livadhja për dyqani të merrte ushqime dhe mbeti në rrugë”.
Më problem e kanë fëmijët që ndjekin mësimin në shkollën e fshatit fqinj.
“Këtu është mbyllur shkolla fëmijët venë mësojnë në Livadhia. Morën ca fshatarë Kryetarin e Bashkisë se kanë fëmijë ju tha s’di gjë. Jeton në stratosferë jo me popullin. 10 ditë ishte gjendja e pakalueshme. 2 km rrugë s’kërkojnë investim të madh. Ne jemi fshat I banuar se të tjerat janë shpopulluar fare”. /Abcnews.al