Arma që i mori jetën regjizores Halyna Hutchins ishte një pistoletë Colt. Alec Baldwin ishte duke e mbajtur armën në dorë ndërsa xhirohej për filmin Rust në Santa Fe, New Mexico , kur e shkrepi aksidentalisht duke vrarë 42-vjeçaren dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza.
Sipas informacioneve të siguruara nga DailyMail.com, Baldwin po merrte pjesë në një përplasje me armë brenda ndërtesës së kishës në setin e filmit Bonanza Ranch kur Hutchins u godit. Jensen Ackles, Swen Temmel dhe Travis Hammer ishin gjithashtu në skenë, që mbante numrin 121 së bashku me dublantin e Baldëin Blake Teixeira dhe koordinatorin Allan Graf.
Shënimet e mbajtura nga produksioni tregojnë se Colt ishte një nga disa armë në set në atë kohë, por e vetmja e përdorur në 121 dhe 118 paraardhës. Skena të tjera me Baldëin dhe Ackles ishin planifikuar për sot dhe gjatë fundjavës, por tani janë shtyrë për një kohë të pacaktuar. /abcnews.al/



