“25 Prilli”, përplasje tek Komisioni Hetimor, Alibeaj: PS nuk pranon të thirret dëshmitar Edi Rama

schedule12:25 - 22 Tetor, 2021

schedule 12:25 - 22 Tetor, 2021

Pas dy ditësh përplasje mes PD dhe PS për mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, palët arritën të bëheshin bashkë në tryezë. Megjithatë pasi u diskutuan dhe u miratuan disa nga çështjet e rendit të ditës, deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor. Në këtë mënyrë rregullorja e Komisionit Hetimor nuk u miratua.

Lidhur me këtë, një reagim ka ardhur nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat kreu i komisionit Hetimor, Enkeljed Alibeaj, ka deklaruar se përfaqësuesit e PS u larguan për shkak se nuk bien dakord për të thirru për të dëshmuar kryeministrin Rama, ministrat apo funksionar të tjerë.

Sipas Alibeajt kjo është një e drejtë e secilit anëtarë të Komisionit Hetimor që të thërras në mbledhje për të dëshmuar. Sipas tij, kjo gjë nuk mund të hidhet në votim, pasi ai do të thirret me apo pa dëshirën e deputetëve anëtar në Komisioni. Sipas Alibeajt nëse do të hidhej kjo çështje në votim atëherë PS duke qenë shumicë në komisione do të rrëzonte gjithmonë kërkesat e PD.

“U miratuan dispozitat, por befasisht u ngritën dhe ikën të gjithë. Është një strategji e mirë menduar për të bërë të pamundur mbledhje e Komisionit Hetimor. Dy ishin propozimet që nuk u ra dakord.”

“Dy çështje e para drejtimi i Komisionit. Komisioni Hetimor drejtohet nga një kryetar që cakton datën orën e rendin e ditës. E dyta është zgjidhur tashmë prej 10 vitesh se ka kaluar edhe në GJK. Bëhet fjalë për të drejtën e çdo anëtari të Komisionit për të marrë provat dhe pranohet pa votim është e drejtë ekskluzive. Të kërkojë dokumente, ekspertë ballafaqim. Ky është thelbi. Kërkesa me hetime ishte për të thirru kryeministrin ministrat dhe kryetarëve sipas tyre duhet ti nënshtrohej votimit për tu thirrur. Së dyti është strategji që të nënshtrohej me shumicë që e ka PS. Kjo do të thotë se çdo kërkesë do të rrëzohej nga ata. Nuk u ra dakord kjo dhe kjo është pjesë e strategjisë së tyre.” tha Alibeaj.

Data e mbledhje së ardhshme do të bëhet ditën e mërkurë datë 27 tetor, ora 11 paradite.

/abcnews.al/