Lacio dhe Marseille luajtën mes tyre ndeshjen në Europa League, ku nuk arritën më shumë se një barazim 0-0, duke ndarë kështu nga një pikë.
Lojtari më i mirë i ndeshjes është cilësuar portieri kuqezi Thomas Strakosha. Gardiani shqiptar bëri disa pritje të shkëlqyera dhe shpëtimtare për skuadrën e Lacios, duke mbajtur të paprekur portën kundër Marseille.
Pas ndeshjes Strakosha ka folur, duke thënë se Lacio meritonte ta fitonte takimin.
“Në pjesën e dytë ne merituam të fitonim. Pau Lopez bëri një paraqitje fantastike. Edhe mbrojtja e Marseille nuk u dorëzua kurrë, prandaj ne e patëm të vështirë të shënonim. Megjithatë, duhet ta shikojmë gotën gjysmë të mbushur. Ne kemi kohë dhe rezultatet do të vijnë”, theksoi gardiani i Lacios
Gjithashtu portieri shqiptar foli edhe për lojtarët që nuk po aktivizohen shumë, përfshirë këtu edhe vetën duke thënë se të gjithë meritojnë një mundësi të tregojnë veten dhe të luajnë.
“Cataldi ishte një nga më të mirët. Ai meriton gjithçka për atë që jep në fushë. Ndihmon ekipin të bëjë më mirë, edhe kundër Interit ndodhi kështu. Gjithsesi, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për ekipin. Të gjithë e meritojnë të luajnë. Kam dhjetë vite te Lazio dhe kam parë se kushdo që futet në fushë jep gjithçka për të ndihmuar ekipin”, shprehet Strakosha. /f.a/abcnews.al