Ndeshja mes Lionit dhe Spata Pragës e zhvilluar për Europa League, përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të francezve.
Skuadra çeke kaloi e para në avantazh të dyfishtë, por nuk arriti të menaxhojë lojën dhe u përmbys gjithçka nga lojtarët e ekipit francez.
Në këtë ndeshje i aktivizuar si titullar ishte edhe lojtari me origjinë shqiptare Xherdan Shqiri, i cili luajti për 75 minuta. Një detaj interesant por aspak i hijshëm ra në sy gjatë ndeshjes. Në një moment kur kamerat fokusojnë një lojtar të skuadrës çeke, dallohet që pas tij ishin shpalosur disa pankarta ku në të shkruhej “Kosova është Serbi”.
Siç duket edhe nga pankartat tifozët çek kanë dashur të provokojnë futbollistin shqiptar, dhe të dali nga vetja, por Shaqiri më shumë se çdo herë tjetër ka ruajtur qetësinë duke injoruar atë që tifozët kanë treguar. /f.a/abcnews.al