Një muaj pasi babai i saj, Jamie Spears u pezullua nga kujdestaria e saj 13-vjeçare, Britney Spears u pa me të fejuarin e saj, Sam Asghari, të martën duke kërkuar për shtëpi. Të dy u panë duke vizituar një pronë prej 16.5 milionë dollarësh në Los Angeles, në zonën e mrekullueshme të Hidden Hills.
Lëvizja për të blerë një shtëpi të re vjen pasi avokatët e Britney punësuan specialistë të sigurisë ushtarake për të larguar çdo gjë të dyshimtë nga rezidenca e saj aktuale në Los Angeles mbi akuzat se babai i saj kishte përgjuar shtëpinë e saj. Shtëpia e re që pa dyshja ka një sipërfaqe prej rreth 20,000 metrash katrorë.
Shtëpia është shumë e izoluar dhe do të siguronte privatësinë optimale. Ajo vjen me dy bujtina, një garazh 4,700 metra katrorë për 10 ose më shumë makina. Tashmë, me largimin e të atit dhe me vendimin që pritet të merret për përfundimin e kujdestarisë, këngëtarja është gati të nisë gjithçka nga e para.
/abcnews.al