Erling Haaland është lojtari më i kërkuar i momentit nga klubet më të mëdha. Shumë ekipe e shikojnë Haaland si një lojtarë kyç, për objektivat e tyre.
“Diamanti” suedez ka futur në garë shumë skuadra për të nënshkuar me të. Interesimi i Manchester City, PSG dhe Bayern Munich për Haaland e bën të vështirë për norvegjezin të nënshkruajë me Real Madrid-in.
Të tre klubet e konsiderojnë atë një mundësi. Skuadra angleze kërkon 22-vjeçarin për të rinovuar sulmin e tyre dhe për të garantuar gola. PSG dëshiron të bëjë sulmin e “ëndrrave” me Messin dhe Neymarin, ndërsa gjermanët e shikojnë Haaland si zëvendësuesin ideal për të marrë stafetën e Lewandowskit.
Nuk përjashtohet edhe Newscastle, që po tenton të marrë një sulmues që premton shumë për të ardhmen, tek i cili do bazohej projekti i ardhshëm.
Ndërkohë Real Madrid-it po i vështirësohet rruga për të nënshkruar me sulmuesin “nordik”, por megjithatë historia ka treguar se surprizat ndodhin shpesh.
F.A/abcnews.al