Topi i Artë është bërë çështje kohët e fundit. Kur na ndajnë edhe pak javë nga shpallja e fituesit të këtij çmimi, nuk kanë munguar opinionet e ndryshme se kush mund të jetë fituesi kësaj radhe.
Futbollisti i radhës që flet për “Topin e Artë” është sulmuesi i kombëtares franceze, Kylian Mbappe. Ylli i PSG-së ka mbështetur shokun e tij të skuadrës, Lionel Messin.
“Është një privilegj të luash me Messin dhe do të ishte plotësisht e merituar nëse ai do të fitonte Topin e Artë”, do të përfundonte 22-vjeçari francez.
F.A/abcnews.al