Chelsea nuk heq dorë nga Erling Haaland edhe pse Real Madridi dhe Mancheste City aspirojnë të nënshkruajnë me sulmuesin e Dortmundit verën e ardhshme.
Drejtuesit e “Bluve të Londrës” kanë njëfarë besimi për këtë operacion.
Kampioni aktual i Evropës synon të sigurojë shërbimet e norvegjezit, duke futur në lojë Timo Ëerner.
Pikërisht opsioni për të qenë në gjendje t’i ofrojë Ëerner Dortmundit e bën këtë operacion një nga më të mundshmit sepse gjermanët duan të gjejnë një zëvendësues të denjë për norvegjezin dhe 9-ta i Gjermanisë pëlqehet shumë.
Ofeta e Chelsea mund të tejkalojë 80 milion euro, plus Ëerner, një propozim që “troket” fuqishëm kur është fjala për largimin e Haaland. Mino Raiola në krahun tjetër flet edhe me Manchester City-n. r.t/abcnews.al