Një pikë karburanti ka rënë pre vjedhjes mbrëmjen e kaluar në Bulqizë. Policia bën me dije se dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë-Shupenzë.
Grupi hetimor ka nisur punën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/ informacion paraprak
Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë.
Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
g.v/abcnews.al