Të paktën 119 persona u rrëmbyen nga anëtarët e bandave në Haiti në gjysmën e parë të tetorit. Numri i personave të rrëmbyer është më i lartë se në shtator, në të cilin u konfirmuan 117 rrëmbime.
“90% e rrëmbimeve janë kryer në kryeqytet, 70% brenda komunitetit të Port-au-Prince, por në tremujorin e tretë të vitit, është vënë re një rritje e rrëmbimeve në Croix de Bouquet. “ tha Zedeon Jean AFP, drejtori i CARDH.
@CardhHaiti a dénombré 119 kidnappings pour la 1ère moitié du mois d’octobre dont le kidnapping collectif des 17 ressortissants étrangers (16 américains & 1 canadien) par le gang 400 mawozo semant la terreur à Croix-des-Bouquets et Ganthier. pic.twitter.com/tbemKGvI0O
— CARDH (@CardhHaiti) October 20, 2021
Komuniteti i Croix de Bouquet, një periferi e Port-au-Prince me më shumë se 300,000 banorë, që nga vera është në kontrollin e një bandë e njohur si “400 Mawozo” , e cila rrëmbeu 17 të huaj të shtunën.
Viktimat, anëtarë të misionit dhe të afërmit e tyre, po ktheheshin nga një vizitë në një jetimore kur u rrëmbyen. Grupi fetar me bazë në Ohajo tha të martën se fëmijët e rrëmbyer ishin më pak se tetë muajsh dhe pjesa tjetër ishin 3, 6, 13 dhe 15 vjeç, ndërsa pengje të rritur ishin midis 18 dhe 48 vjeç.
Rrëmbyesit kërkojnë një shpërblim prej 17 milionë dollarësh. Qeveria amerikane e ka vendosur Haitin në listën e vendeve të rrezikshme. Sipas CARDH, të paktën 782 njerëz janë rrëmbyer që nga fillimi i vitit në Haiti, një numër pothuajse i barabartë me atë të regjistruar gjatë vitit 2020 (gjithsej 796)./abcnews.al