Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maroku “shtyp kryengritjen”/ Afrikanët mundin 4-2 Haitin, por pasi ishin dy herë në humbje

schedule11:09 - 25 Qershor, 2026

schedule 11:09 - 25 Qershor, 2026

E mbyllën me një festë, veçse iu desh të luftonin shumë. Yjet e Marokut, skuadrës më të vlerësuar të Afrikës, dhe njërës prej më të mirave në këtë Botëror, ia dolën me një fitore 4-2 ndaj Haitit, një kundërshtari modest, por që gjithashtu gjeti mënyrën për të bërë histori.

Kombëtarja e vendit të të varfër në ishullin Hispaniola, e të dërrmuar nga konfliktet e brendshme sociale, shënoi golin e parë në kupat e botës pas plot 52 viteve dhe u ndodh dy herë në avantazh përballë një rivali shumë më të fortë. Në fakt ishte një autogol nga Bunu që dënoi marokenët, dhe ata u përgjigjën me lojtarin e tyre më të famshëm të momentit, mbrojtësin e Paris SG, Ashraf Hakimi.

Dy herë radhazi kampioni i Europës për klubet, jo vetëm tundi rrjetën, por edhe ndihmoi ekipin në përmbysje. Isidor gjithsesi kaloi përsëri në avantazh Haitin, edhe pse pjesa e parë nuk u mbyll me fitore.



Sulmuesi kryesor, Saibari, shënoi për të tretën herë në këtë turne, në prani të mbi 68 000 shikuesve në stadiumin e Atlantës, në Shtetet e Bashkuara. Pas pushimit u desh të pritej shumë, pasi goli I tretë I kampionëve të Afrikës erdhi vetëm në 78’, ndërsa tri pikët u siguruan një minutë para fundit, me autorë Rahimin e Jasinin. Maroku e mbylli grupin C në vend të dytë, me po aq pikë sa Brazili, ndërsa Haiti nuk mundi ta fitonte pikën e parë në kupat e botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!