Hetimet për trafikun e klandestinëve në Tiranë dhe Korçë kanë nxjerrë në pah edhe përfshirjen e uniformave blu në këtë aktivitet kriminal. Burime bëjnë me dije për ABC se gjatë hetimeve është zbuluar se efektivët e policisë nuk kontrollonin automjetet që transportonin emigrantë të paligjshëm,
Pasi janë mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh, ata janë konstatuar duke lejuar qëndrimin e lokaleve hapur pas orës policore.
Në përfundim të hetimeve është vendosur masa e pezullimit nga detyra për 6 punonjës policie në Korçë, mes tyre dhe dy shefa, ndërsa janë dërguar pas hekurave 3 punonjës të Komisariatit numër 1 në Tiranë.
Kështu në pezulluar nga detyra janë Krenar Gjokutaj, shef i Komisariatit të Policisë Korçë si dhe shefi i qarkullimit Klemend Pikuli. Në arrest shtëpie është lënë Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Të pezulluar nga detyra
- Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
- Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
- Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
- Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
- Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Të arrestuar
- Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
- Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
- Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arrest shtëpie
- Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
m.v/Abcnews.al