Protesta e emigrantëve, bashkohen edhe banorët e Unazës së Re

schedule18:59 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 18:59 - 28 Dhjetor, 2018

Ashtu siç kishin paralajmëruar në rrjetet sociale emigrantë shqiptarë u kthyen në atdhe dhe zhvilluan një protestë përpara kryeministrisë kundër varfërisë, krimit dhe korrupsionit. Ndonëse policia nuk ju kishte dhënë leje për rreth një orë e gjysmë, ata protestuan paqësisht bashkë me qytetarë të tjerë që iu bashkuan.

Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, studentë, banorë të Unazës së Re në Tiranë artistë e përfaqësues të shoqërisë civile për rreth një orë e gjysmë protestuan përpara kryeministrisë.

Kjo protestë u thirr nga emigrantët, por bashkoi disa kauza.  Qytetarët doën në shesh kundër varfërisë, papunësisë, krimit e korrupsionit. Madje ata propozuan edhe krijimin e një partie të re, nacionaliste.

Policia nuk ju dha leje për zhvillimin e kësaj proteste megjithatë në prezencë të saj ajo u zhvillua paqësisht. Emigrantët kanë paralajmëruar vijimin e protestës edhe të shunën e të dielën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!