Edlira Çepani nga lëvizja “Barazi në Vendimmarrje” deklaroi në ABC se nuk është e gabuar përfshirja e individëve të shoqërisë civile në politikë. Megjithatë ajo shtoi se kur organizata fillon të përdoret për qëllime politike, atëherë kjo është e gabuar. Çepani deklaroi se gjykimet nuk mund të bëhen në grup por vetëm individualisht.
“Në një shoqëri patriarkale nëse perceptohet se gruaja ka mendimet e burrit, është gabim. Në shumë parlamente të botës burri është nga një parti, gruaja nga tjetra. Nuk ka asgjë të keqe që një person nga shoqëria civile të vendosë në një moment të caktuar të merret me politikë. Nëse organizata përdoret për qëllime politike, kjo është gabim. Nëse një organizatë bëhet vegël e partive politike, kjo është tërësisht gabim.
Në momentin kur gratë janë, ka një lente të caktuar me të cilën shihet performanca e tyre. Nuk mund të trajtohen këto çështje në grup. Nuk mund të thuhet se ata që kalojnë nga shoqëria civile performojnë të gjithë mirë apo të gjithë keq. Edhe Eglantina Gjermeni e cila kaloi nga politika, e vijoi kontributin saj duke u bërë një zë edhe më i fortë. Modeli që jep të kthehet në bumerang”, u shpreh Çepani.
Nga ana tjetër sociologu Gëzim Tushe deklaroi se ka shoqata që mbështesin një kauzë të caktuar dhe në momentin kur marrin pjesën e tyre të “tortës” mbyllin gojën.
“Është e turpshme të drejtosh një shoqatë dhe pasion merr një copë nga torta ta mbyllësh gojën. Shoqëritë civile ja bëjnë me sy selive. Ka dy shtylla kryesore shoqëria civile. Kjo është pjesa që ka të bëjë publikun qytetar. Ka një lloj elitarizmi në këto shoqata. Shoqëria civile është pjesë e rëndësishme e shoqërisë që prodho kapital”, deklaroi Tushe. m.v/Abcnews.al