Nga Ervin Leka
Gazetari i Abcnews.al Ervin Leka ka siguruar pamjet e aksidentit të pesëfishtë që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Durrës.
Sikur duket edhe në pamje, një makinë me targa italiane ka humbur kontrollin dhe si pasojë e shpejtësisë tepër të madhe ka marrë përpara pesë makina të tjerë që ishin parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Currilave, në zonën e njohur ndryshe si “Brryli”. Si pasojë e aksidentit makinat e tjera që u goditën nga “Toyota” janë shkatërruar. Policia po heton mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje./abcnews.al/

