Newcastle do ta ketë të vështirë të bindë Steven Gerrard për tu ulur në stolin e “qymyrxhinjve” pasi ikana e “The Reds” është “trajneri i ardhshëm i Liverpool”, sipas Peter Crouch.
Gerrard ka bërë mirë si trajner i Rangers ku mori drejtimin në verën e vitit 2018 dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit të Premier League Skeceze sezonin e kaluar.
Ish-mesfushori i Liverpoolit tani është një nga emrat që lidhet me Newcastle pas blerjes së klubit nga sheikët e Arabisë Suadite.
Crouch nuk është i befasuar kur sheh emrin e ish-shokut të tij të skuadrës, por këmbëgul se Gerrard do të zëvendësojë Jurgen Klopp kur gjermani të largohet nga “Anfield”. /abcnews.al