Në të gjithë vendin këtë të hëne nisën viti akademik 2021-2022 , ku kusht kryesor për shkak të pandemisë është certifikata e vaksinimit ose një test PCR-je.
Ndërkaq rektorati i universitetit të Elbasanit ka vendosur që të bëjë pjesë të gjithë studentët duke u dhënë një afat deri në 48 orë që të bëjnë dhe vaksinën.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC se deri më tani vetëm 1,500 studentë janë vaksinuar nga 4000 studentë që frekuentojnë universitetin e Elbasanit,Aleksandër Xhuvani.
Ndër të tjera mësohet se rreth 4000 student ndodhen në auditorë. Rreth 1500 persona janë të vaksinuar dhe që rritet herë pas here. Ndërkohë që studentët pranë universitetit deklarojnë se janë kundër vaksinimit.
Ndërkohë në Durrës dhe në Korçë të gjithë studentët gjithashtu janë lejuar që të hyjnë në ambjentet e institusionit me maska. /abcnews.al