Një e moshuar nga Palestina ka përfunduar me sukses studimet e saj duke u diplomuar në moshën 85 vjeçare, një moment krenarie për të dhe familjen e saj. Sigurisht kushtet në territoret palestineze ishin dhe mbeten të pafavorshme, jo vetëm për një të moshuar, por edhe për maturantët që dëshirojnë të diplomohen.
Bhutto tha nuk është kurrë vonë për të marrë një diplomë ndërsa ajo u detyrua të linte shkollën dekada më parë. Ajo ka hasur vështirësi të shumta për shkak të orëve mësimore që janë zhvilluar në distancë. E moshuara festoi diplomimin, me tortë dhe fishekzjarrë.
” Nëse duhet të presësh 85 vite për tu diplomuar duhet të festosh për atë që ke arrirë”, tha ajo./abcnews.al