Tetë ton verë u bllokuan në portin e Durrësit. Kjo sasi u tentua të futej në Shqipëri pa paguar doganën. Vera vinte nga Italia, ndërsa u zbulua pas hetimit doganor nisur nga masat për festat e fundvitit. Vera ishte fshehur në kamion dhe u sekuestrua mbrëmjen e së mërkurës. Policia ka arrestuar dy personat që tentuan të fusnin mallin Shqipëri. Sipas policisë vera do të tregtohej në bare dhe restorante në Tiranë. /abcnews.al


