Exit Polli i UBO Consulting në Gjilan ka nxjerrë të parin Lutfi Hazirin e LDK-së me 46.4%, ndërkaq kandiatin e VV-së, Alban Hyseni, 40.7%.
Sipas këtij EXIT POLL, Gjilani do të shkojë në balotazh. Mirëpo, kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë në konferencë për media se LDK-ja ka fituar dyfish edhe në zgjedhjet për kryetar komune dhe për kuvend komunal me një përqindje dhe diferencë të qëndrueshme.
Haziri tha se do të dalin mbi marzhën e gabimeve të EXIT Polleve dhe që ka gjasë deri në mesnatë do të dalin fitues pa balotazh. T7 raporton nga vendi i ngjarjes se festa ka filluar tashmë në këtë qytet.