Kombëtarja shqiptare e femrave do të luajë kundër Armenisë dhe Polonisë, në kuadër të “Botërorit 2023”. Trajneri i kombëtares së femrave Armir Grima ka publikuar listën e 22 lojtareve që grumbullohen për këto dy sfida.
Bien në sy prezenca e 15 futbollisteve që aktivizohen në kampionatin shqiptar, 3 me klubet e Kosovës, ndërsa vetëm 4 futbollliste që aktivizohen ne klube të huaja.
Njoftimi i plotë i FSHF-së:
“Kombëtarja shqiptare e femrave rikthehet në fushë në kuadër të dy ndeshjeve të radhës për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e 22 futbollisteve që do të grumbullohen për dy sfidat zyrtare ndaj Armenisë dhe Poloninë.
15 prej vajzave aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar, 3 në klubet e Kosovës dhe 4 me klube të huaja. Ndryshimet në listë krahasuar me grumbullimin e fundit janë të vogla, me pjesën më të madhe e lojtareve të ekipit baze nuk mungojnë.
Skuadra do të nisë këtë të diel grumbullimin në Durrës, teksa sfida e parë ndaj Armenisë do të luhet në shtëpi më 21 tetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Ndeshja e dytë është në transfertë ndaj Polonisë, më 26 tetor, ora 19:45 në “Tychy Stadium”.
Deri më tani Kombëtarja e femrave ka marrë 1 pikë në dy ndeshjet e para, pasi u mund nga Belgjika në transfertë dhe barazoi me Kosovën në shtëpi.
Shqipëria është shortuar në Grupin F të eliminatoreve të Botërorit, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë”.
Më poshtë edhe lista e futbollisteve të thirrura nga trajneri Grima për dy ndeshjet e tetorit:
/abcnews.al