Nuk paska qenë dita e duhur.
Kombëtarja shqiptare e femrave e humbi ndeshjen më të rëndësishme të historisë së së saj deri tani, atë të parën në plej ofin për Kupën e Botës ndaj Uellsit.
Vajzat kuqezi u mundën minimalisht 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, pas një dueli të fortë, dhe të cilin nuk e luajtën aspak keq.
Fati I përballjes u vendos shpejt, kur Franja shkaktoi autogol në 22’, dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Pavarësisht përvojës më të vogël se kundërshtari, I cili ishte favorit, sërish të besuarat e trajnerit Armir Grima dhanë gjithçka në fushë, e padyshim mbeten me shpresë për ndeshjen e kthimit.
Gjithsesi, Uellsi pritet të jetë më I fortë sepse në Shkodër mbërriti me disa mungesa.
Të dyja skuadrat patën të njëjtin numër gjuajtjesh, nga 11, ndërsa vendaset goditën një herë më shumë në kuadrat, si dhe u ndaluan një herë nga shtylla.
Ndeshja e kthimit do të luhet në 13 tetor në kryeqytetin e Uellsit, në Kardif, dhe në rast kualifikimi, Shqipëria e femrave do të kualifikohej në raundin e dytë të plej ofit për Kupën e Botës, në të cilin do të ndeshej me Rumaninë ose Norvegjinë.


